Tensionet e fundit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, pas akuzave se zyrtarë të inteligjencës ruse kishin ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, nuk cënojnë takimin e së hënës mes presidentëve Trump e Putin.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se takimi do të zhvillohet sipas parashikimeve, në kryeqytetin finlandez Helsinki.

Më herët presidenti Trump e kishte cilësuar Putinin një konkurrent dhe jo një armik, duke shprehur kënaqësinë për takimin e Helsinkit më 16 Korrik.

Po ashtu edhe Moska pohoi se takimi nuk do të anulohet. Ne e konsiderojmë presidentin Trump një partner, pavarësisht situatës së rëndë diplomaitke, do të mendojmë t’i përmirësojmë marrëdhëniet, tha një zëdhënës në Kremlin.

Të premten Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi 12 zyrtarë rusë kanë ndërhyrë në serverat e Partise Demokratike amerikane gjatë fushatës së vitit 2016. Por ministria e Jashtme ruse i quajti akuzat një grumbull skemash konspirative.

Tv Klan