Një ngjarje aksidentale i ka kushtuar jetën një burri këtë të hënë në Shkodër.

Burime zyrtare të policisë thonë se 48-vjeçari me iniciale F. Ç. po priste dru, kur u godit nga një trung peme dhe gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:15, në malin e fshatit Shosh të Shkodrës.

Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./tvklan.al