Grupe turistësh të huaj, thuajse nga e gjithë bota, ndeshen rrugëve të Tiranës, këtë mes Maji. “Nga Dubai”; “Kalifornia, SHBA”; “Polonia”; “Filipine”; “Siatëll”.

Vizita në kryeqytetin shqiptar përfshihet në paketat turistike, kryesisht si pjesë e tureve për Ballkanin.

“Ka shumë vende historike këtu, të cilat janë tërheqëse për ne”.

“Kam lexuar për Shqipërinë prej 1991shit, ndaj desha të shoh nga afër objektet e mbetura nga komunizmi dhe ato moderne”.

“Më ka bërë përshtypje historia e Skënderbeut heroit tuaj kombëtar, po ashtu shijova shumë ushqimin”.

Sipas Drejtoreshës së Turizmit për Tiranën, turet kulturore kanë njohur një interes të shtuar nga të huajt.

“Vizitat në institucionet kulturore janë rritur me 143% krahasuar me vitin e kaluar. E nisin nga Sheshi Skënderbej, Muzeu, xhamia, Shtëpia e Gjetheve. Po ashtu janë shtuar edhe 2 pika të tjera kulturore si galeria Art Tirana dhe galeria e postës shqiptare”.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në 3 muajt e parë të vitit më shumë se 670 mijë të huaj e vizituan Shqipërinë, një rritje kjo me 23%  krahasuar  me Janar-Marsin e viti 2021.

Tv Klan