Stina e Pranverës dhe veçanërisht muaji Maj shihen nga shumë turistë si koha më e mirë për të vizituar bregdetin e Durrësit.

Në mesin e të huajve nuk mungojnë pushuesit nga vendet e ftohta si ato Nordike apo Polonia.

Efekt

“Nuk kam qenë ndonjëherë më parë këtu. Vitin e kaluar ishim ne Kroaci, dhe isha kurioz të shihja dhe Shqipërinë”.

“Jam nga norvegjia, eshte hera e dyte qe vij, hera e pare ishte ne vitin 1992. Shqipëria ka ndryshuar shume, asokohe dukej vend shume i varfer. Vera shqiptare po më shijon shumë”.

“Ju keni një mot shumë të mirë, po ashtu njerëzit janë të këndshëm, kështu që po i shijojmë këto pushime”.

Përpos qetësisë dhe vendeve të bukura për t’u parë, në Shqipëri turistët vlerësojnë çmimet e përballueshme, që sipas tyre janë disa herë më të ulëta se në vendet prej nga vijnë.

“Nëse unë paguaj një birrë 200 Lekë, është shumë mirë, shumë më lirë, 5 herë më lirë se tek ne”.

“Çmimet janë shumë herë më lirë se në Evropë. Hotelet janë shumë komode, po ashtu plazhi shumë i mirë”.

Përveç turistëve të huaj, bregdeti i Durrësit u shijua këtë fundjavë edhe nga pushues vendas.

Tv Klan