kobanAutoritetet turke do të lejojnë çdo kurd etnik të angazhohet në betejën për mbrojtjen e Kobanit nga militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Njoftimi u bë në një konferencë për shtyp në Ankara nga ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, i cili deklaroi se për këtë çështje vijojnë bisedimet me partnerët ndërkombëtarë, por pa dhënë detaje të tjera.

Turqia, kishte refuzuar në mënyrë sistematike t’i lejonte kurdët të mbronin Kobanin, duke qënë se ajo ka një histrori më shumë se 40-vjeçare lufte me këtë etni në territorn e saj.

Drejt këtij zhvillimi duket se ka ndikuar edhe biseda telefonike mes presidentëve Barack Obama e Rexhep Taip Erdogan. Media të ndryshme ndërkombëtar njoftojnë se liderët e kanë diskutuar këtë çështje gjerësisht, ndërsa pala amerikane e ka vënë në dijeni atë turke, se do të furnizonte nga ajri me armë luftëtrat kurdë në Kobani.

Por, kjo pikë e fundit e bisedës, në njoftimet zyrtare të Uashingtonit dhe Ankarasë, nuk është përmendur fare në deklaratat zyrtare.

Ndërsa, nëpërmjet një komunikate të Komandës Qëndrore Amerikane, e cila është ngarkuar me zhvillimin e të gjitha operacioneve nga ajri në Lindjen e Mesme, dha disa detaje të realizimit të këtij operacioni. Sipas saj, autorizimi për të furnizuar me armë kurdët në Kobani, ishte dhënë nga autoritetet kurde të Irakut.

Në operacion u përfshinë 3 avionë transportues C-130, të cilët u kthyen në bazën e tyre të padëmtuar. 27 ishte numri total i ngarkesave, që konsistonte përveçse në armë e municione, por edhe në furnizime me materiale mjekësore.

Paralelisht, kanë vijuar edhe bombardimet në Kobane dhe në zonat periferike, çka kanë detyruar militantët e Shtetit Islamik të pësojnë humbje të mëdha në njerëz e mjete dhe në ngadalësimin e ofensivës së tyre. Sipas zyrtarëve ushtrakë amerikanë, në total janë 135 sulme të forcave ajrore amerikane.

Tv Klan