Cikalleshi: Mendoj se është një vendim i duhur

Në Turqi u mor vendimi që të ndalej futbolli. Qeveria dhe federata pezulluan kampionatet pas situatës së krijuar prej koronavirusit ku janë prekur më shumë se 350 persona. Sokol Cikalleshi i cili luan për Akhisarspor mendon se ishte vendimi i duhur.

“Mendoj se është një vendim i duhur, pasi në këto ditë më e rëndësishëm është shëndeti se sa futbolli”.

Cikalleshi tregon edhe situatën që po kalon Turqia.

“Ne nuk jemi në atë gjendje të karatinimit ekstrem, por një herë për një herë kemi komunikimin që pas 4 ditëve do të shkojmë në stërvitje me patjetër duke pasur kujdesin e nevojshëm ndaj koronavirsuit do të bëjmë përgatitjet sa të jetë e mundur”.

Kjo ndalesë vjen në një moment të mirë për të dhe ekipin që pritet të ndikojë.

“Uroj që mos të ndikojë shumë edhe pse jemi në një situatë decizive të kampionatit, jemi 2 pikë larg vendit që të ngjit direkt në Superligë dhe patjetër jemi të gatshëm do të bëjmë maksimumin për të dalë fitimtar”.

Sokol Cikalleshi është një ndër shënuesit më të mirë tek Akhisarspor me 8 gola këtë kampionat.

Tv Klan