tyson-fury-wladimir-klitschko_3382773

Tyson Fury është kampioni i ri i botës për peshat e rënda. Britaniku mundi ukrainasin Wladimir Klitschko ku pas 12 raundeve triumfoi me pikë, pas vendimit unanim të gjyqtarëve, në përballjen e zhvilluar në Duseldorf.

Një sfidë pa shumë spektakël i vendosur nga episodet. Boksieri britanik lëvizi shumë në ring duke lodhur legjendën e ringut Klitschko. Tyson Fury tani është zotëruesi 4 gjerdanëve të federatave më të rëndësishme.

Fury ka vetëm fitore në karrierën e tij, ndërsa Klitschko nuk mposhtej prej gati 12 vitesh. Mediat ndërkombëtare shkruajnë për fundin e periudhës Wladimir Klitschko, pasi ky i fundit kishte 3 tituj botërorë dhe në karrierën e tij numëron 64 fitore e 4 humbje.

Tv Klan