Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, të cilët u bënë prindër dje për herë të parë kanë vendosur që bebushen ta pagëzojnë me emrin Marget. Emri i përzgjedhur Marget është një bashkim emrash i të dyve.

Gjininë e fëmijës së saj, Marina e ka zbuluar më herët përmes një postimi në “Instagram”, ku e veshur në ngjyrë pudër ka zbuluar dhomën e vogëlushes së saj.

Krahas fotove të ëmbla, moderatorja i ka bërë një dedikim “picirrukes” së saj.

“Mezi po të presim picirukja jonë”, ka shkruar ajo duke konfirmuar njëherë e mirë zërat që flisnin se Marina do të sjellë në jetë një vajzë./tvklan.al