Një shqiptar është dënuar në Britani pasi u kap me pistoletë. Ai e kishte fshehur atë poshtë sediljes. 21-vjeçar Klejdi Kazani, e fshehu armën, e cilësuar si “vdekjeprurëse” nga oficerët britanikë, poshtë sediljes së pasagjerit teksa mundohej të shkonte në pjesën e pasme.

Por ai nuk e dinte që makina po ndiqej nga policia. Kazani u mundua të arratisej, por i ra një paketë cigare në të cilën kishte fshehur plumbat e modifikuara të pistoletës. Ai  arrestua së bashku me shoferin. Ky i fundit vijon të jetë ende nën hetim nga autoritetet britanike.

Kazani u deklarua fajtor për mbajtjen e një arme zjarri dhe municioni. Për pasojë u burgos me shtatë vjet burg në Gjykatën e Luton Crown./tvklan.al