Pas tre ditësh kërkime polumbarët kanë gjetur trupin e të riut që u mbyt në lumë, në Kukës. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Rajmond Spahiu.

Në 5 gusht ai ishte futur për tu larë në lumë (Drini i Zi), por fatkeqësisht nuk kishte dalë më.

21-vjeçari kishte shkuar me pushime në fshatin Ujmisht, në Kukës, tek halla, por që rezultuan fatale. Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth 1 km larg vendit ku u fut për të larë. /

tvklan.al