Në emisionin “Stop”, është trajtuar çështja e Myrvet Veshit i cili është rrahur dhe dhunuar nga dy persona dhe policia nuk i ka ofruar ndihmën e saj. Myrveti akuzon policinë, se zvarriti çështjen e pajisjes me një vendim për kryerjen e ekspertimit ligjor, pas dhunimit.

Pas zvarritjes, që iu bë në stacionin e policisë së Manzës, gazetari i “Stop” e shoqëron Myrvetin të bëjë ekspertizën mjeko-ligjore. Mjeku ia kishte mbyllur më parë telefonin qytetarit, por me këmbënguljen e gazetarit, mjeku bën detyrën dhe thotë, se përgjigjen do t’ia dërgoje Prokurorisë në rrugë shkresore.

Gazetari:  Ju e keni marrë në telefon doktorin një ditë më parë, ose dy?

Myrvet Veshi, denoncues: Po, e kam marrë dje.

Mjeku ligjor: Dje dhe të kam thënë, se ku jam dhe se kur mund të vish.

Myrvet Veshi, denoncues: Ma ke mbyllur telefonin. Kam dashur të të them për sot, po ma ke mbyllur telefonin.

Mjeku ligjor: Sot do bëjmë ekzaminimin dhe këqyrjen e përgjigja do t’i dërgohet Prokurorisë në rrugë shkresore.

Sipas raportit që ka lëshuar mjeku, Myrvet Veshi është pajisur me raport 9 ditor për dëmtime, që shkaktojnë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë. Materiali kallëzues është në fazën e verifikimit, sipas Prokurorisë së Durrësit. /tvklan.al