Mbrojtësi kuqezi pëlqehet nga drejtori sportiv i klubit spanjoll, në garë edhe friulianët

Mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla ka kohë deri në muajin Dhjetor që të bindë Jose Mourinho se ai është i dobishëm për Romën. Në të kundërt, do të shitet.

Lojtari kuqezi është aktivizuar shumë pak te Roma dhe nuk ka qenë i preferuar te trajneri portugez, i cili e ka hedhur në fushë kur nuk ka pasur alternativa në prapavijë.

Takimi në Conference League ndaj Budo/Glimt, ku Roma u turpërua me rezultatin 6-1, e ku 21-vjeçari luajti titullar ishte zhgënjim i madh.

Pas kësaj humbjeje, Mourinho vendosi ta shesë në merkaton e dimrit.

Në Spanjë raportojnë se e ardhmja e Kumbulls mund të jetë te Sevija në La Liga.

Drejtori sportivi i klubit andaluzian, Monchi, ka disa sezone që e ndjek 21-vjeçarin dhe ka shfaqur interesim për të, pasi e shikon si një zëvendësues shumë të mirë të Jules Kounde.

Roma pagoi për Kumbullën 26.5 milionë euro, por Sevilla mund ta marrë për 22 mln euro.

Por edhe Udinese është gati të shpenzojë për shqiptarin.

Ndyshe nga eskperienca me verdhekuqtë, Kumbulla ka qenë një ndër titullarët e përfaqësueses së trajnerit Edi Reja.

Klan News