Ushtria e Ukrainës pretendon se ka sulmuar dhe shkatërruar një nëndetëse ruse teksa ajo ishte ankoruar në një port në gadishullin e Krimesë.

Nëndetësja Rostov-on-Don, një nëndetëse sulmuese e nisur në vitin 2014, u mbyt pasi u godit në një sulm me raketa në qytetin port të Sevastopolit të premten, tha shtabi i përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë.

Thuhet se ishte një nga katër nëndetëset e operuara nga flota ruse e Detit të Zi e aftë për të lëshuar raketa lundrimi Kalibr. Ndërkohë ministria ruse e mbrojtjes nuk ka dhënë koment lidhur me ngjarjen.

Ndërsa zyrtarët në Kiev thanë se sulmi shkatërroi gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 që mbronin gadishullin, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në 2014.

Zyrtarët e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar vunë në dukje shtatorin e kaluar se anija Rostov-on-Don “ka të ngjarë të ketë pësuar dëme katastrofike” në një sulm me raketa ndërsa po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar të Sevastopolit.

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e riparoi më pas anijen dhe se kohët e fundit po testonte aftësitë e saj pranë Sevastopolit. Anija ishte me vlerë 300 milion Dollarë./tvklan.al