“Djajtë e kuq” duan të huazojnë amerikanin, kërkon një skuadër ku të luajë më shumë

Manchester United synon që të huazojë sulmuesin anësor të Çelsit Kristian Pulisiç, për t’i dhënë edhe më shumë potencial repartit ofensiv.

Por në garë për shërbimet e futbollistit të kombëtares amerikane janë edhe klubet e Njukestëll, Milan, Atletico Madrid dhe Juventus.

Pulisiç e ka pasur të vështirë që të përshtatet me filozofinë e trjanerit Tomas Tuhel në “Stamford Brixh” dhe është në kërkim të një ekipi të ri, që t’i japë mundësinë të aktivizohet më shumë me Kupën e Botës Katar 2022 që po afron.

23-vjeçari u transferua te “blutë” e Londrës nga Borusia Dortmundi për shumën e 58 milionë Paundëve në vitin 2019. Por ai është gati që të veshë fanellën e “Djajve të kuq” nëse i plotësohen kërkesat e vendosura.

Te Junajtid kishte pasiguri për amerikanin, por me opsionet që kanë ndryshuar dhe një nisje të dobët të sezonit, nga stafi teknik ka një tjetër qasje.

Trajneri Erik ten Hag ka probleme me sulmin, për shkak të paqartësisë për të ardhmen e Kristiano Ronaldos dhe dëmtimine Enthoni Martialit.

Nisur nga kjo, holandezi gjykon se Pulisiç mund t’i shërbejë ekipit.

Klan News