Usain Bolt vendos objektivin e tij për Rio 2016. Atleti xhamajkan synon të përmirësojë rekordin botëror të 100 dhe 200 metrave.

29-vjeçari, i cili pranoi se Rio 2016 do të jetë olimpiada e tij e fundit, sqaroi në një konferencë për mediat se synon të ulë nën 19 sekonda rekordin e 200 metrave.

Aktualisht koha më shpejtë që mbahet nga Bolt është 19 sekonda e 19 të qindat, i vendosur në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Berlin para 7 vitesh. Në daljen para gazetarëve nuk mungoi humori i xhamajkanit, i cili u shfaq në sallë me një grup balerinash.

Usain Bolt është kërkim të medaljes së shtatë të artë në lojërat olimpike. Pas atyre të marra në Pekin 2008 dhe Londër 2012 në garat e 100 e 200 metrave dhe stafetën 4×100 metra. Konkurrenca në Rio 2016 është tepër e fortë. /TV KLAN