Specialistët: Duhet të kryhet që nga foshnjet 6-muajsh

Të gjithë personat duke filluar nga foshnjet 6-muajshe mund të kryejnë vaksinën e gripit. Në qendrat shëndetësore kjo vaksinë po bëhet për kategoritë që e përfitojnë falas për të krijura imunitet deri në 1 vit.

“Ka nisur për kategoritë që përfitojnë falas, ajo të mbron për një periudhë 1-vjeçare, edhe ata që kanë bërë vaksinën vjet kanë ende imunite dhe mund të kalojnë shuëm lehtë gripin sezonal”.

Sipas specialistes së ISHP, në situatën e pandemisë për shkak të Covid, vaksina e gripit do të eliminojë mbivendosjen e  viruseve tek pacientët.

“Kjo do të eliminojë që një person të preket edhe nga virusi i Covid edhe nga gripi duke rënduar gjendjen shëndetësore. Personat që kanë kaluar covid duhet të kenë kaluar 3 javë në kryerjen e vaksinës”.

Ashtu si një vit më parë, vaksina e gripit e këtij viti përmban shtame të virusit Ah1N1, Ah2N3 si dhe të tipit B.

“Janë të njëjtat shtame që përmbajnë edhe vendet e rajonit”.

Janë 368 mijë doza falas për grupet e riskut. Një person nuk duhet të ketë rrufë apo temperaturë në momentin që paraqitet në poliklinikë për kryerjen e vaksinës. Nga fundi i Tetorit në vend pritet të vijë edhe një tjetër dozë vaksinë.

Tv Klan