Shumica e injektimeve me vaksinën ruse

Vazhdon imunizimi masiv me vaksinën ruse SPUTNIK-V në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditës së sotme radhën e kishin edukatoret e çerdheve të fëmijëve dhe zjarrfikësit e qyteteve. Personeli mjekësor thotë se ka njerëz të cilët kanë frikë të injektohen, por askush nuk ka hequr dorë nga vaksinimi.

Të rinj e më të moshuar, nga vise të ndryshme të vendit, edukatore të çerdheve sot ishin para Sallës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, për të marrë vaksinën ruse “Sputnik – V’ si pjesë e planit kombëtar për imunizimin e punonjësve të infrastrukturës kritike.

Shumë prej tyre pranojnë se kanë frikë nga reagime të padëshirueshme, por megjithatë janë të vetëdijshëm se vaksinimi është mënyra e vetme për ta mposhtuar pandeminë.

“Më së shumti kam frikë nga reagimet se si do të jenë nga vaksinat. Nuk e dijmë se si do të jetë, kurse brenda organizimi është i përkryer, gjithcka shkon sipas planit. Isha e mahnitur”.

-Ka pasur fëmijë të infektuar në çerdhen ku ju punoni?

“Ka pasur raste të izoluara, por më së shumti janë infektuar nga familja nëpër shtëpitë. Fëmijë nuk kemi të prekur nga koronavirusi”.

-Kishit frikë?

“Jo”.

-Ka pasur ndonjë reagim nga ata që janë vaksinuar?

“Derisa isha unë nuk pati”.

-Ju inkurajon kjo se pak do të dalim nga kjo shkallë e krizës?

“Po, për çdo rast, po”.

Imunizimi është duke i inkurajuar edhe punonjësit e shëndetësisë të cilët tashmë një vit janë në krye të betejës anti-covid. Tekniku Denis Jankulovski i cili parapraikisht kishte vizituar me mijëra adresa për të marrë strisho nga pacientët, tani është duke punuar në punktin më të madh vaksinimit në vend.

“Mirë është duke shkuar, çdoherë mundet edhe më mirë, në fakt edhe ne shpresojmë se imunizimi do të shkojë shumë më mirë dhe më shpejtë”.

-Ka njerëz që frikësohen?

“Padyshim se ka, vijnë, ne i shohim sipas reagimeve se kanë frikë. Është dicka normale. Dikush frikësohet nga gjolpëra, dikush nga vaksina, por deri tani askush nuk ka hequr dorë nga vaksina. Në fakt edhe ne gjejmë mënyra që t`i inkurajomë, t’u japim forcë që ta përballojnë momentin” .

Krahas pjesëtarëve të armatës, policëve, doganierëve, një pjese të mësimdhënësve, sot janë vaksinuar edhe zjarrfikësit. Javën tjetër pritet të fillojë vaksinimi i punonjësve nëpër gjykata, media dhe nga shërbimet që vlerësohen si kritike.

Të gjithë injektohen me vaksinën ruse SPUTNIK – V, kurse sipas MSH-së, deri tani janë vaksinuar mbi 18.200 qytetarë.

Klan Macedonia