“Bizneset e dëmtuara nga tërmeti me hapësira të reja”

Drejtuesi i PS në Tiranë Erion Veliaj ka siguruar bizneset që ushtronin aktivitetin në katet e para të pallateve të dëmtuara nga tërmeti, se do të marrin të njëjtat hapësira edhe në pallatet e reja që po rindërtohen.

“Kush ka pasur regjistrim, numër nipti si biznes, do trajtohet për hapësirat e reja në formë shërbimesh. Vlen për Vorën, për Kinostudion, Shijakun, Rrogozhinën, Thumanën, Laçin.”

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësit në Vorë, kryebashkiaku Veliaj njoftoi ndër të tjera se bizneset në Vorë do të përfshihen në zonën e lirë ekonomike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se Vora do të marrë një zhvillim shumë të madh me afrimin e Tiranës me Durrësin, por sidomos me krijimin e zonës së lirë ekonomike në Kashar.

Klan News