Kryebashkiaku Erion Veliaj numëroi live në emisionin “Opinion” 40 shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë 8 vitet e fundit. Kreu i Bashkisë tha se pavarësisht sherreve dhe bllokimeve nga opozita, kryeqyteti ka shkolla moderne që plotësojnë të gjitha standardet. Ai nënvizoi se dhe shkolla te Astiri do të bëhet pasi u bllokua në gjyqe.

“Kthesa e Kamzës kishte 22 gjyqe, “Sami Frashëri” ka qenë 6 muaj në SPAK. Pra për të bërë këto gjërat që sot duket sikur janë gallatë, edhe rendera, bëhet një punë e jashtëzakonshme. Për të fituar atë gjyq aty me atë pallat, sepse ju kujtoj që është në Astir, ajo është mbrapa fabrikës së Kombinatit të mishit në Yzberisht. Sot i fituam gjyqet. Para se të themi pse nuk u bë shkolla e fundit, që do bëhet edhe do jetë yll, të shikojmë shkollat që janë bërë. Shkolla “Nënë Tereza” që u bë dhe sherri me rektoratin e UBT-së. Pra nuk ka pasur shkollë pa sherr. Shkolla “Betim Muço” ishte nisur për pallat në Kombinat, ndaluam pallatin dhe bëmë shkollën “Betim Muço”. Pyetja është sa shkolla kemi ndërtuar, apo sa institucione kemi themeluar. Ky nuk është themelimi, se edhe shkolla “Kosova” ekzistonte tek Liceu, shkonte turn i dytë, si institucion, pyetja është sa shkolla kemi ndërtuar. Shkolla “Kosova” ekzistonte si ent. Tani, si mund të thoni, kjo ishte shkollë e dhënë për pallat, kanë një përgjegjësi forcat politike që e dhanë për pallat?”, deklaroi Veliaj./tvklan.al