Për Kryeministrin Edi Rama, investimi në dije i ka munguar në Shqipërisë për vite të tëra. Pikërisht këtë e sheh si një faktor që na penalizon, duke mos na bërë pjesë të vendeve më të përparuara. Si shembull për këtë merr krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Kush do të dijë më shumë, do të arrijë të bëjë më shumë, se në fund të ditës dija i ndan vendet dhe nuk i ndan ajo që kanë nëntokë po ajo që kanë këtu (në kokë). Shpeshherë unë përballem me pyetjen “Shqipëria i ka të gjitha përse nuk është ndër vendet më të përparuara?”. Sepse pasuria e një vendi është këtu (në kokë), nuk është nëntokë. Ne kemi një vend me burimet më të mëdha të ujit në rajon, jemi të dytët në Europë. Izraeli nuk ka ujë, nuk ka. Dhe ne vazhdojmë të kemi problem të lidhura me ujin, Izraeli kampion i botës për sistemin e furnizimit me ujit dhe për sistemin e ujitjes. Si ka mundësi? Sepse ka investuar vite të tëra në dije ndërkohë që tek ne është investimi në dije që ka munguar për vite të tëra dhe që hap pas hapi po mundohemi ta vëmë në funksion të zhvillimit”.

Universiteti Bujqësor i Tiranës, UBT nisi këtë të premte bashkëpunimin me Universitet më të njohura në Evropë nga i cili do të përfitojnë 30 studentë ekselentë dhe profesionistë të rinj në bujqësi. I pranishëm në këtë event, kryeministri Edi Rama tha se ky bashkëpunim hap një proces doktoraturash i një cilësie të garantuar dhe ky është modeli që duhet shtrirë në të gjithë sistemin e doktoraturave.