Jill Biden hap sezonin e festave: Jam e mahnitur me dhuratën

Hapet sezoni i festave në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e Parë, Jill Biden ka vendosur pemën zyrtare të Krishtlindjes, e cila është sjellë nga Karolina e Veriut. Bashkëshortja e Presidentit Joe Biden teksa ka përshëndetur të pranishmit , ka thënë për pemën: “Shihni sa e bukur është”.

Ajo u shpreh gjithashtu se vërtet është mahnitur me dhuratën. Zonja e Parë ka thyer një degë të vogël të pemës zyrtare të Dhomës së Kaltër, duke ia dhuruar nipit të saj.

I biri, Hunter Biden, bashkëshortja e tij, Melisa dhe i vogli Bo ishin në mesin e këshilltarëve dhe mysafirëve gjatë hapjes së sezonit të parë të festave zyrtare të familjes presidenciale në krye të Shtëpisë së Bardhë. Familja Biden kanë qenë edhe gjatë dy mandateve të ish-presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, por atëherë Joe Biden ishte zëvendëspresident.

Klan News