Anxhi dhe Xhoni patën takimin e tyre të radhës në “Love Story” ku iu dha mundësia për të sqaruar disa gjëra së bashku. Konkurrentja i tha fronistit se është akoma herët që ata të dalin së bashku nga programi. Ndër të tjera ajo e pyeti se çfarë mendon familja e tij për faktin që ajo akoma nuk i ka dhënë një puthje Xhonit. Çila ishte përgjigjia e tij?

Anxhi: Problemi është se jemi shumë shpejt akoma për të thënë se ne të dy do të dalim bashkë ose të dalim çift.

Xhoni:  Ashtu e shoh dhe unë.

Anxhi: Nuk dua ta bëj këtë vetëm për të të bërë qejfin ty.

Xhoni: Po mirë, çfarë i bie kjo se nuk ke qejf të ma bësh qejfin mua se po e kthen muhabetin kështu?

Anxhi: Nuk po kthej muhabetin, çfarë muhabeti po kthej?

Xhoni: Po s’ma bëre ti qejfin, nuk ta bëj as unë qejfin.

Anxhi: Jo, jo. Në këtë pjesë sepse unë qejfin ta kam bërë që në momentin që nuk kam pranuar Kristin. Atë e bëra për veten time sepse ashtu e mendova dhe ashtu e bëra, por jo të bëj gjëra që unë nuk i mendoj të tilla dhe t’i bëj vetëm për ty.

Xhoni: Ti çfarë mendon se unë i bëj për show këto gjërat?

Anxhi: Jo nuk mendoj, të paktën me mua jo njëherë. Çfarë mendon familja jote për pjesën që nuk të kam puthur deri tani?

Xhoni: Nuk ka lidhje fare, rëndësi ka si jemi ne njëri-tjetrin. Puthja nuk ka rëndësi. Mua më intereson ku po na shkon rruga jonë.

Po të thashë unë ty hajde?

Anxhi: Mendoj se për një njeri që do, i bën të gjitha./tvklan.al