Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur gjatë natës në Korçë. Policia në një njoftim për mediat bëri me dije se nga aksidenti kanë mbetur dy persona të plagosur, shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në këtë mjet.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Klan News, makina ka përfunduar disa metra në një humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Malit të Moravës dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al