Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në rrugën kryesore pranë Universitetit të Sporteve. Zyrtarisht mësohet se një burrë rreth 58-vjeç, i cili po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet Golf 5 me targa të huaja.

Në këtë video të siguruar nga

tvklan.al

duket momenti kur të plagosurit, në gjendje të rëndë për jetën, i jepet ndihma e parë nga mjekët e urgjencës dhe qytetarët.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar, deri në përfundimin e ekspertizës në vendngjarje dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Ndërkohë në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës sqaroi se, 

“Me datë 19.02.2018, rreth orës 10:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, mjeti tip Volksvagen me drejtues shtetasin A.P., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor shtetasin G.M., 58 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al