Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit. Një automjet tip “Audi” është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës, por fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Ndërkohë, gazetari i Klan News Martin Marku ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.


Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al