Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur këtë të Martë në ambientet e SPAK, siç shihet në videon e siguruar nga gazetarja e Klan News Glidona Daci.


Mësohet se për ministrin ka pasur një fletëthirrje nga ana e prokurorëve për t’u paraqitur në orën 10:00. Ende nuk dihet arsyeja, ndërsa pritet që ai të japë një deklaratë për mediat.

Më herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Gjithashtu në periudhën shtator 2017-janar 2019 ai ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./tvklan.al