Policia spanjolle ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë së një shtëpie që po vidhej nga një grup grabitësish shqiptarë. Në pamje duken 3 shqiptarë që hynë në ambientet e brendshme të vilës private dhe vodhën para, bizhuteri, makina dhe sende të tjera me vlerë. Të njëjtën gjë ata bënë edhe me 26 shtëpi të tjera private duke përfituar në total 500 mijë Euro nga vjedhjet e tyre.

Vetëm në një shtëpi, ata vodhën 70 mijë Euro duke bërë që pas këtij rasti autoritetet spanjolle të nisnin hetimet. Policia arrestoi 3 shqiptarët e organizatës kriminale, emrat e të cilave nuk janë bërë me dije. Në momentin e arrestimit, ata u kapën brenda një makine e cila ishte vjedhur prej tyre. Njëri prej shqiptarëve ka qenë në kërkim në vitin 2012 për grabitjen e 40 shtëpive.

Më pas, ai ishte larguar nga Spanja për të mos u arrestuar, dhe u rikthye sërish me identitet të ndryshuar. Grupi i tyre kriminal akuzohet për 26 grabitje në Malaga dhe Marbella. Atyre iu gjetën dhe sekuestruan disa prej objekteve të vjedhura, 5300 Euro cash dhe tre armë zjarri.

/tvklan.al