Buqeta me lule, urime dhe fotografi për ta kujtuar gjatë momentin e fillimvitit të ri shkollor. Kjo është atmosfera e

krijuar nga qindra nxënës, mësues e prindër. Po aspak e zakontë është e hëna e këtij 17 Shtatori për Tean, e cila nis rrugëtimin e gjatë të dijës nga bankat e shkollës “Hasan Tahsin”.

Kurioziteti i një eksperience të re dhe frika e një rruge të panjohur sjell tek me të vegjëlit gëzim dhe lot.

Edhe për mësuese Fiqereten, e cila prej 30 vitesh pret e përcjell nxënës, emocionet e ditës së parë të shkollës mbeten gjithnjë të njëjta.

“Emocionet janë të mëdha, edhe unë si këta fëmijët që gjumi s’më ka zënë, edhe une ndihem kështu dhe shpresojmë që të kalojmë një vit të palodhur, një vit të mbarë edhe me rezultate të mira”. 

Nisja e vitit të ri shkollor krijoi trafik të rënduar në disa akse të kryeqytetit, një situatë e cila u qetësua në orët e paradites.

Tv Klan