Një zjarr i madh ka përshirë masivin pyjor pranë Kishës së Laçit. Qytetarët kanë dërguar pranë tvklan.al pamje të zjarrit që ka përshirë pyjet.

Flakët rrezikojnë edhe disa banesa që ndodhen në anë të rrugës.

Ministria e Brendshme thotë gjithashtu se zjarri rrezikon edhe linjën e interkonjeksionit. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, të mbështetura me helikopterë nga ajri.

Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e tij.

/tvklan.al