Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit Rumani – Shqipëri ka ndarë në faqen e tij në Facebook një video të realizuar në dhomat e zhveshjes ku bisedon me ekipin e Kombëtares në telefon.

Rama dëgjohet teksa i komunikon kuqezinjve se të gjithë do të pajisjen me pasaportë diplomatike ndërsa në mes të euforisë dhe gëzimit nuk mungojnë as batutat tepër gazmore mes palëve.

Kryeministri Rama:

Atëherë, e para e punës, që nga presidenti Duka, të gjithë lojëtarët e deri tek delegacioni keni pasaportë diplomatike.

Futbollistët:

Po makinën e Kaçes?

Kryeministri:

Edhe makinë për Kaçen edhe traktor për Mavrajn..

Mavraj:

Po unë nuk kam nevojë për traktor..

Futbollistët:

Bravo, bravo! Faleminderit shumë, faleminderit.. 

Edi Edi…

Gashi –

Kryeminstrit: Të hengsha zemrën!

Përveç pasaportave, ditën e sotme qeveria shqiptare i ka akorduar skuadrës kuq e zi, një shpërblim prej 1 milionë eurosh. Veç kësaj, Kombëtarja do të përfitoje 1 milionë euro të tjera nga UEFA, e cila e ka përcaktuar këtë vlerë si shpërblim për çdo skuadër që arrin fitore në Europian./tvklan.al