Vijnë në fundjavë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca



Vijnë në fundjavë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

14:34 15/04/2021

Kryeministri Edi Rama njofton se të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca.

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit. Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira. Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al







Të ngjashme