Australia nuk i ndahet traditës, pavarësisht pandemisë

Viti i ri 2022 nisi xhiron e festimeve me Auckland në Zelandën e Re. Por festa e parë e Vitit të Ri ishte më pak e zhurmshme se vitet e kaluara. Për shkak të pandemisë, spektakli tradicional i fishekzjarreve ishte zëvendësuar me shfaqjen e dritave përgjatë urës së famshme Harbour Bridge.

Për të shmangur grumbullimet masive si pjesë e masave kundër përhapjes së Omikronit, qeveria u bëri thirrje qytetarëve ta shijojnë nga shtëpitë spektaklin e dritave që u transmetua live. Megjithatë, pati edhe qytetarë të pabindur që fishekzjarret i ndezën vetë.

Masa kundër Omikronit janë në fuqi edhe në Australi, por autoritetet e Sidnejt nuk i ndryshuan planet. Shfaqja tradicionale e fishekzjarreve u zhvillua si çdo vit.

Ndërsa këto janë pamjet e mbërritjes së vitit të ri në Hong Kong. Koreja e Veriut, vendi komunist e ka pritur me festime në sheshe 2022.

Në dallim nga pjesa tjetër e globit, të gjitha vendet europiane i kanë anuluar spektaklet e fishekzjarreve prej pandemisë. Kryeqyteti i fundit që mori këtë vendim ishte Madridi. Festën e fishekzjarreve nuk do ta anulojë as Nju Jorku.

Tv Klan