marilyn-monroe

Është i pari dhe i vetmi që kryeveprat e krijuara nga mendja njerëzore i vesh me ar, diamante, perla, svarovski dhe kristale. Arti i luksit, i pagëzuar me këtë titull nga krijuesit i tij, Daniele Donde, ndalet edhe në Tiranë.

Ekspozita e artistit italian, që revolucionon klasiken, sjell veprat e Leonardo Da Vincit, Gustav Klimt, portretet e Sophie Loren, Brigitte Bardot apo Marylin Monroe në kohët moderne.

Si çdo “cremonese”, arti i Dondes nuk do të kuptohej pa një Stradivari, një violinë skulpturë.

Mes mendjeve gjeniale të pikturës, mjeshtrave të muzikës dhe yjeve të kinemasë, portreti i gruas imcake, nobelistes shqiptare për paqën, është vepra më sublime që Daniele Donde punoi enkas për këtë prezantim të parë më vendin tonë.

Ekspozita që sjell një formë origjinale të artit bashkëkohor, do të qëndrojë e hapur në “Hotel Rogner” deri ditën e dielë.

Tv Klan