Policia Kufiare e Vlorës ka kapur një sasi të madhe kanabisi në Karaburun dhe më konkretisht në gjirin e Bristanit, raporton ABCNews.

Bëhet fjalë për rreth 500 kg drogë e futur në thasë dhe që ishte hedhur në breg të gjirit.

Policia po heton nëse sasia e kanabisit ka lidhje me gomonen që u kap mesnatën e së martës në Darëzeze të Fierit./tvklan.al