Kombëtarja e femrave e nisi me humbje Ligën e Europës në volejboll. Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 3 – 0 nga Finlanda në sfidën e zhvilluar të premten në sallën sportive “Feti Borova”.

Finlandezet dominuan takimin, duke shfrytëzuar edhe gabimet e volejbollisteve shqiptare. Më e mira nga Kombëtarja ishte Erblira Bici, e cila realizoi më shumë pikë.  Kundërshtari i radhës është Austria, sot në orën 18:00. Skuadra austriake e humbi ndeshjen e parë me Bjellorusinë me rezultatin 3 – 0.

Kjo fazë e Ligës së Europës zhvillohet në Shqipëri.

Tv Klan