Vepra komike-biografike tregon historinë e jetës së presidentit ukrainas

Jeta e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky tashme në do të përshkruhet në një libër komik biografik të Tidal Ëave Comics, “Pushteti politik: Volodymyr Zelensky”. Një pjesë e librit, i publikuar më 18 Maj, do t’i dhurohet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për krizën në Ukrainë.

Vepra  prej 22 faqesh tregon historinë se si Volodymyr Zelenskiy erdhi në pushtet tre vjet më parë, duke premtuar se do t’i jepte fund një lufte me separatistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore dhe  si ai tani përballet me një pushtim rus që mund të rezultojë në përmbysjen e qeverisë së tij dhe fundin e demokracisë ukrainase.

Zelensky, i njohur më së shumti për rolin e një presidenti fiktiv në një shfaqje televizive, nuk kishte përvojë politike kur mori detyrën si presidenti i gjashtë i vendit.

Botuesi me qendër në SHBA, Darren G. Davis, tregon se, ky libër do të thotë shumë për të për shkak të trashëgimisë së tij ukrainase. Të dy gjyshërit e tij emigruan nga vendi. Autori e sjell këtë libër jo vetëm për të treguar një histori, por për të dhuruar disi për kauzën në të njëjtën kohë.

Klan News