Vrapon 350 km për gjyshen e prekur me Covid-19



Vrapon 350 km për gjyshen e prekur me Covid-19

23:05 26/07/2020

Në këtë kohë pandemie, një banor i kryeqytetit amerikan po sfidon veten me një garë të gjatë vrapimi prej 350 kilometrash. Materiali në vazhdin na tregon se nuk është vetëm monotonia e shkaktuar nga koronavirusi arsyeja që e shtyu këtë atlet drejt kësaj sfide.

Corey Сappelloni është një maratonist i suksesshëm. Ai ka fituar trofe në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, përfshirë edhe garën gjashtë ditore në shkretëtirën e Saharasë që besohet të jetë një ndër më të vështirat në botë.

Por vrapimi në një garë prej 350 kilometrash nga Uashingtoni në Skranton të Pensilvanisë mund të jetë gara më e vështirë e karrierës së tij.

Në përfundim të kësaj rruge të gjatë sportistin e pret gjyshja e infektuar me COVID-19.

“Ajo po binte në depresion dhe ka frikë se nuk do të na shohë më. Kontakti i vetëm me familjen ishte përmes telefonit, asnjë tjetër. Fillimisht vendosa t’i dërgoja dhurata çdo javë si libra me fotografi e kuti me çokollata …”, thotë maratonisti Corey Cappelloni.

Ideja për të vrapuar nga Uashingtoni në Pensilvani lindi tek e dashura e maratonistit, Susan Kamenar.

“Kujdesi që ai tregon për gjyshen është dicka e mrekullueshme. Ai e merrte cdo ditë nëtelefon për ta motivuar. Mu duk dicka e mrekullueshme”, thotë ajo.

Çifti diskutoi mbi idenë me shtëpinë e të moshuarve ku edhe jeton gjyshja Ruth. Me këtë rast iu hap rruga dhe një aktiviteti humanitar për qendrën.

Krahas vendosmërisë, atletin do ta shoqërojë edhe e dashura e tij Susan e cila do të kujdeset që të dokumentojë garën.

“Morëm me qera një makinë për të përmbushur misionin; në mënyrë që të ruajmë kontrollin dhe distancën fizike. Kjo makinë tëcilën do ta ngas unëdo të jetë shtëpia jonë”, tha Susan Kamenar, e dashura e vrapuesit.

Distanca prej 350 kilometrash është e ndarë në 7 pjesë të barabarta, secila 50 kilometra e gjatë.

“Zakonisht në maratona shumë të gjata, përgatitesh disa ditë përpara. Pas përfundimit bën disa ditë pushim. Vështirësia e kësaj gare qëndron në faktin se do tëkryej shtatë ultramaratona, njëra pas tjetrës. Trupi dhe mendja rraskapiten…”, thotë maratonisti.

Corey Cappelloni e përfundoi maratonën për shtatë ditë. Por ai nuk e takoi dot fizikisht gjyshen, e cila ndonëse ndihej më mirë, ndodhej në karantinë. Mundësia e vetme ishte biseda përmes një xhami.

“Sinqerisht, kjo është më e pakta që mund të bëja sepse ajo ishte gjithmonë e gatshme për mua. Është meritë e saj gjithcka që kam arritur në jetë. Dua të falenderoj edhe stafin që kujdesen për të, janë heronj”, tha Corey Cappelloni.

Deri tani, maratonisti ka arritur të mbledhë mbi 25 mijë dollarë ndërsa t ëtjera donacione vazhdojnë të grumbullohen. Fondet do të përdoren për të blerë telefona inteligjente dhe kompjutera dore në mënyrë që të moshuarit të kontaktojnë me familjarët e tyre gjatë pandemisë. /VOA




Të ngjashme