Presidenti Vuçiç refuzon planin franko-gjerman

Franca e Gjermania i kanë propozuar Presidentit Aleksandër Vuçiç që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Oferta u bë publike në konferencën për shtyp nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili bëri të të ditur se një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë. Për këtë çështje theksoi se ka biseduar dhe me Kryeministren Ana Bërnabiç.

“Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”.

Ai theksoi se duke e futur Kosovën në Kombet e Bashkuara, Perëndimi mendon se kjo është mënyrë për të zgjidhur problemet, dhe për t’ia marrë Putinit nga dora argumentin me Kosovën.

Tv Klan