Rita dhe Elena pjesë e stafeve për të ndihmuar në luftën ndaj Covid-19

Pasi nëna e saj zgjodhi që t’i bashkohej kolegëve në luftën kundër koronavirusit , Rita Ora dhe e motra e saj Elena kanë zgjedhur të bëjnë të njëjtën gjë.

Sipas revistës Hello ato janë paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Londër për t’u angazhuar si vullnetare. Bukuroshja shqiptare dhe motra e saj janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të dhënë kontributin e tyre kundër kësaj lufte.

Ato do të shpërndajnë pajisje mjekësore, do të kontrollojnë të moshuarit dhe do të shkojnë në shtëpitë e njerëzve që nuk munden të lëvizin dot gjatë kësaj periudhe.

Më herët ishte Vera Ora që mori përsipër riskun për të punuar në frontin e parë të kësaj lufte. Mamaja e Ritës edhe pse me profesion psikiatre po ndihmon njerëzit që kanë probleme mendore si gratë shtatzëna që janë të ekspozuara nga ndaj Covid-19.

Ky gjest i saj është vlerësuar shumë nga fansat si dhe nga vetë vajzat e Verës.

Klan Plus