William falenderues për mjekët


William falenderues për mjekët

22:40 18/04/2020

Në fund të muajt të kaluar pallati mbretëror konfirmoi rastin e parë me koronavirus. Bëhej fjalë për Princin Charles, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai shfaqi simptoma të lehta dhe u vendos në izolim dhe u mbajt nën kujdesin e duhur.

Pesë ditë pas konfirmimit të lajmit të infektimit, pallati mbretëror bëri të ditur se Princi Charles ishte shëruar nga Covid-19, pasi analiza e tij e dytë kishte rezultuar negative.

Në një intervistë për “BBC Breakfast”, Princi William ka rrëfyer si e përjetoi familja mbretërore infektimit e të atit me koronavirus.

Duhet ta pranoj, në fillim isha shumë i shqetësuar pasi mosha e tij është më delikatja. Babai im ka pasur dhimbje kraharori dhe ftohje për vite me radhë. Mjekët bënë çmos dhe ai tanimë gëzon shëndet të mirë”, është shprehur William. Pas daljes nga izolimi, Princi Charles bëri një falenderim për të gjithë mjekët që po punojnë me orë të tëra për të shëruar pacientët.

Klan Plus




Të ngjashme