Festivali i Filmit në Venecia hapet me yjet e “White Noise” 

Politikanë, aktorë, modele dhe regjisorë zbritën në tapetin e kuq në Venecia për natën e hapjes së festivalit më të vjetër të filmit në botë.

Yjet e filmit të fundit të Noah Baumbach “White Noise”, duke përfshirë Adam Driver, Greta Gerwig, Don Cheadle dhe Jodie Turner-Smith përshëndetën fansat teksa dukeshin te ekzaltuar që prisnin me padurim kalimin e yjeve në tapetin e kuq .

“White Noise” u përzgjodh për natën e parë  për hapjen e Festivalit të 79-të të Filmit në Venecia.

Yjet duke përfshirë modelen Alessandra Ambrosio, yllin e “Bridgerton” Rege-Jean Page dhe dy herë fituesen e çmimit Cesar Melanie Laurent nënshkruan gjithashtu autografë dhe pozuan për selfie me turmën.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, kaloi në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë bojëqielli, ndërsa presidentja e jurisë Julianne Moore shkëlqente e veshur me një pelerinë dhe një trupore  me shkëlqim.

Ngjarja 11-ditore mbledh së bashku krijuesit e filmave nga e gjithë bota, duke i dhënë ekspozim të paçmuar shtëpive të vogla të prodhimit eksperimental së bashku me disa nga gjigandët e industrisë, duke përfshirë gjigandin e transmetimit Netflix.

Edicioni i 79-të i festivalit vjen ndërsa kinematë tradicionale po përpiqen të rikthehen nga pandemia Covid-19, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e tyre financiare. Festivali zgjat deri më 10 Shtator, kur fituesi i çmimit prestigjioz “Luani i Artë” do të zgjidhet nga 23 filmat konkurrues.

Klan News