“Your Face Sounds Familiar” përmbyll një tjetër episod të suksesshëm.

Tiparet e fytyrave dhe detaje si performanca apo zëri i personazheve internacionale të zgjedhur u imituan me shumë hollësi.

Votimi i jurisë dhe vetë konkurentëve, rezultoi në kurorëzimin e Rozanës si fituese e mbrëmjes, e cila erdhi me një performancë emocionuese të Edith Piaf, duke i dhënë publikut një frymë franceze të viteve ’50 me këngën “Je ne regrette rien”.

Vetëm surpriza priten nga produksioni me patentën e gjigantit “Endemol”, i cili vjen i shqiptarizuar nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, çdo të hënë në 20:15.

Tv Klan