“Dozat kineze arrijnë në fund të Shkurtit”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se vendi po bën përpjekje për t’u furnizuar me vaksina nga të gjithë prodhuesit. Ai paralajmëroi se vaksinat kineze pritet të arrijnë deri në fund të këtij muaji.

“Konform ekspertëve që vërtetuan se ka mundësi për 100 mijë vaksina tjera, i dhashë urdhër ministrit të Shëndetësisë, të bëjnë furnizimin me vaksinën që se kemi, e kjo është “Sputniku” rus. Kemi hyrë menjëherë në negociata”.

Kryeministri Zaev ka falenderuar ambasadorin rus në Shkup, për ndihmën që të përfundojnë sa më shpejt formalitetet e marrëveshjes duke u zotuar se do të arrijnë vaksina nga më shumë prodhues.

“Përmes mekanizmit COVAX kemi Modernën dhe AstraZeneca. Pfizer tashmë e kemi, nga Kina kemi porositur. Ta dinë qytetarët se po lidhim marrëveshje me më shumë prodhues, me qëllim që sa më shpejtë të kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave”.

Ndërkohë, derisa në Maqedoninë e Veriut vijon vaksinimi i punonjësve shëndetësor, janë vërejtur parregullsi gjatë përpilimit të listave me prioritet për t`u injektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një punonjësi i Spitalit të Ohrit është shkarkuar nga puna për shkak se ishte vaksinuar pa respektuar radhën. 

Klan Macedonia