Mbi 1100 mesazhe të klasifikuara të zyrtarëve të lartë europianë kanë rënë në duart e një grupi hakerash kinezë. Një pjesë e mesazheve janë publikuar nga e përditshmja New York Times, ku bie në sy korrespondenca mes krerëve të unionit dhe presidentit kinez Shi Xhinping, i cili u bën thirrje europianëve për bashkëpunim për t’i rezistuar presionit që Trump po ushtron me luftën tregtare.

“Koha e kolonive ka mbaruar dhe njerëzit nuk mund të ushtrojnë më bullizëm ndaj të tjerëve. Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar bullizëm ndaj Kinës dhe kësaj i trembemi. Kina nuk donte të përballej me probleme, por nuk do të zbrapset para të tjerëve dhe nuk do t’i nënshtrohet bullizmit”.

Në një tjetër korrespondencë që mban datën 7 Mars, numri 2 i diplomacisë europiane në Uashington, Karolin Viçini shprehet se Bashkimi Europian e ka të vështirë të përballet me sjelljen negative të presidentit Trump, që ka krijuar një situatë të pasigurtë.

Diplomatja rekomandon që ankesat t’i shprehen drejtpërdrejtë Kongresit. Ndërsa takimin Trump-Putin në Helsinki, diplomatët europianë e konsiderojnë të suksesshëm të paktën për Putinin. Dyshime ka se prapa grupit të hakerave fshihet ushtria popullore kineze.

Tv Klan