Zbuloni oraret e dy serialeve të reja në Tv Klan, “Nehir” dhe “Dashuria është në ajër”


Zbuloni oraret e dy serialeve të reja në Tv Klan, “Nehir” dhe “Dashuria është në ajër”

21:24 28/06/2021

“DASHURIA ËSHTË NË AJËR” NGA 7 KORRIKU 16:05 NË TV KLAN

“Dashuria është në ajër”, një nga serialet më të ndjekura të momentit, do të transmetohet premierë ekskluzive në TV Klan duke nisur nga data 7 Korrik në 16:05 nga e hëna në të shtunë.

Seriali dramë-romancë më i mirë i vitit me çiftin e aktorëve të preferuar: Hande Erçel në rolin e Eda dhe Kerem Bursin në rolin e Serkan. Shifra rekord audience në televizion, fenomeni i mediave sociale.

Ajo jetonte një jetë modeste dhe të varfër! Ai kishte gjithçka që një burrë mund të ketë! Ajo kishte mbështetje, ngrohtësi dhe lumturi. Teksa ai jetonte me pritshmëri të larta, ajo e urrente atë për arsyet e veta! Ai nuk e dinte se ajo ekzistonte. Dy shpirtra kaq të ndryshëm, takohen kundër çdo parashikimi, si magnete! Ajo kishte nevojë për të fituar bursën e studimit! Ai kishte nevojë për të për të bërë xheloze ish të dashurën! Ata nënshkruajnë një kontratë të përkohshme. Pa e ditur se si do të shkojë ky pakt mes tyre?!

LEXO MË SHUMË: “Dashuria është në ajër” seriali hit i momentit vjen premierë në Tv Klan

“NEHIR” NGA 12 KORRIKU 18:20 NË TV KLAN

Në një botë ku njerëzit gjykohen nga paraqitja e jashtme, a do të triumfojë dashuria e vërtetë?

Nga krijuesit e “Bija Ime”, “Doktori i mrekullive” dhe “Nënë”, vjen një tjetër serial i suksesshëm së shpejti në Tv Klan.

“Nehir”, me aktoren aq të dashur Biran Damla Yilmaz (Ejlyl tek “Lule të vetmuara”), një prodhim i vitit 2021, nga e hëna në të shtunë 18:20 nga data 12 Korrik premierë në Tv Klan.

LEXO MË SHUMË: Rikthehet “Ejlyl” me serialin më të ri “Nehir”, premierë në Tv Klan






Të ngjashme