Partia Demokratike do të fitojë në të 6 bashkitë e mbetura në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Kështu u shpreh deputeti demokrat Ervin Salianji dhe drejtues politik i qarkut Korçë.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Salianji u shpreh i bindur se Partia Demokratike do të dalë forcë e parë në të 6 bashkitë.

Ervin Salianji: Partia Demokratike e Shqipërisë do të ketë një kandidat, nuk do të jetë e përçarë. Një kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Arian Çani: Dilni mbi Berishën apo Berisha del mbi ju?

Ervin Salianji: Ne do të dalim të parët, do të fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak se sa votat e pavlefshme se sa mandatet e atyre që janë non grata.  /tvklan.al