Skema e përfitimit të librave falas do të zgjerohet për sezonin e ri shkollor.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila në një postim në Facebook ka shkruar se libra falas do të përfitojnë nxënësit nga klasa e 1 në klasë të 7-të, por edhe nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të.

“Këtë vit kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”, shprehet ministrja Shahini.

Kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milionë Lekësh u vjen në ndihmë mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin. /tvklan.al