Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson se Tirana është një nga dhjetë kryeqytetet më të gjelbërta të Europës. Sipas listës së publikuar nga të dhënat e agjencisë, Tirana renditet në top 10-shen e kryeqyteteve me mbulimin më të madh urban me pemë, në bazë të popullsisë.

Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj që nëpërmjet rrjeteve sociale shprehet se “ky është një super lajm për Tiranën nga Agjencia Europiane e Mjedisit! Hidhi një sy këtij grafiku, për të mësuar se si Tirana listohet në top 10-shen e kryeqyteteve të Europës me mbulimin më të madh urban me pemë, duke lënë pas Athinën, Beogradin, Brukselin e plot qytete të tjera”.

Ai thekson se kjo “është edhe një përgjigje për shpotitjet e atyre që, çudi si nuk lodhen së djeguri goma duke ndotur mjedisin në qendër të Tiranës, por mazallah se kapin një lopatë me dorë! Forca”.

Tv Klan