Zhaklin Lekatari: Si do të duket ty nëse unë do thoja për një djalë që je si një tampon që duhet ndërruar çdo 3-4 orë?




Zhaklin Lekatari: Si do të duket ty nëse unë do thoja për një djalë që je si një tampon që duhet ndërruar çdo 3-4 orë?

18:56 21/01/2022

“Vajzat janë si çorapet, që i ndërron” ka qenë kjo një deklaratë e Albionit në studion e “Talk Love Story” javën e kaluar e cila është komentuar nga opinionistet dhe vajzat e programit këtë pasdite.

“Këto mendime kaq të prapambetura, kaq bigote, kaq jo të emancipuara për gruan që e trajton si objekt. Ajo që mua më shqetëson është që Albioni këtu po sjellë mentalitetin e tij, të shqiptarëve të Kosovës. Unë kam jetuar vetë në Kosovë për shumë vite jam përballur shpesh herë me këtë mentalitet. Me këto deklarata ku gruaja fiton epitete të ndryshme për shkak të sjelljes së saj, një grua duhet ta kemi aty afër, është prona jonë. Në momentin që ajo zgjedh të bëj zgjedhje të lira shndërrohet në një çorape ose autobus. Dua thjesht ti bëj një pyetje Albionit dhe familjes së tij që e ka edukuar. Nuk besoj se janë krenarë për atë që ai tha. Ju drejtua Deas se ka një marrëdhënie intime me Dean, si do të duket ty nëse unë do thoja për një djalë që je si një tampon që mbledh gjakun menstrual dhe duhet ndërruar çdo 3-4 orë?

Albion: Nuk merrem me këto fare.

Zhaklin Lekatari: Është e njëjta gjë. Duhet të merresh se jemi këtu të gjithë bashkë.

Albion: Mendimi yt është. E keni marrë shumë gabim. Nuk ju kam krahasuar juve me një objekt. E kam thënë se me një vajzë që nuk ecën mund ta nisësh lidhjen me dikë tjetër. Unë jam rritur me 4 motra dhe e di si është. Nuk e kam në mendje t’i ofendoj vajzat, kam shumë respekt./tvklan.al













Të ngjashme