Pas kërcimit në studio, Marinela ka pasur një debat me opinionisten Zhaklinë Lekatari. Kjo e fundit i tha që mos t’i përdorë vajzat si objekte, por të kënaqë veten dhe jo shijet e një djali.

Zhaklinë Lekatari: Vajzat janë të lira të dredhin çfarë të duan si ta duan, por jo për t’i pëlqyer dikujt, por për t’u kënaqur vetë. Prandaj mos e thua, t’i përdredh vithet se djemtë i duan. A ka mundësi t’i lemë jashtë? Mos na përdor si objekte.

Marinela: Pse mos të kënaqen meshkujt, gjynah meshkujt.

Zhaklinë Lekatari: Sepse nuk jemi objekte.

Marinela: Ku ka jetë pa meshkujt. Zhaku mos e thuaj këtë je gabim.

Zhaklinë Lekatari: Je gabim ti Marinela, e nuk jemi objekte, kështu që mos më thuaj mua jam gabim. Marinela kënaq veten, por jo shijet e një djali. Nëse do të bëhesh objekt vajzë e dashur bëhu, por mos i jep këto shembuj vajzave që na ndjekin./tvklan.al